Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ultimatumin që Kryeministri Rama i bëri opozitës ku tha se ka 48 orë kohë që e djathta të reflektojë.
Duke iu përgjigjur Ramës, Basha i tha se ke 48 ditë para se të shpallim luftën totale të asgjësimit të Republikës.
Duke folur nga çadra e protestës Basha tha se mosbindja civile do të shtrihet në çdo qytet, lagje e fshat për të kulmuar më 18 qershor kur shqiptarët e bashkuar do të rimarrin kontrollin fizik të Shqipërisë që i takon dhe u takon vetëm atyre dhe jo kurrë krimit, drogës e qeverisë të lidhur me ta.
“Dhe e kam një përgjigje për ultimatumin e Ramës. Rama thotë që për 48 orë, që opozita të bëhet alibia e teatrit të kukullave që të vazhdojë vjedhjen e batërdisjen, që asgjë mos të ndryshojë, që kriminelët të jenë në krye të administratës, që pasurit të vijojnë të grabitjen dhe opozita të jetë fasadë. Po të them sot, ke 48 ditë para se të shpallim luftën totale të asgjësimit të Republikës.
Mosbindja civile bashkimi i shqiptarëve në çdo ditë, në çdo qytet. Të çlirojmë Kavajën, mosbindja civile do të shtrihet në cdo qytet, lagje e fshat për të kulmuar më 18 qershor kur shqiptarët e bashkuar do të rimarrin kontrollin fizik të Shqipërisë që i takon dhe u takon vetëm atyre dhe jo kurrë krimit, drogës e qeverisë të lidhur me ta”.- tha kreu i opozitws.
Më tej kryedemokrati sulmoi dhe partitë e tjera që janë regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit.. Ai i quajti mercenarë Gjergj Bojaxhiun, Bamir Topin dhe Ben Blushin.
“Është i regjistruar vetëm një subjekt zgjedhor, është koalicioni i 2015, dhe ai nuk është i plotë, i ka lënë disa bishta, njëri ha ngjalën, tjetri ha peshkun, njërit i ka ngelë hala tjetrit i ka ngelur bishti. Është një subjekt zgjedhor, këta ishin koalicioni i qeverisë së 2015, për t’i hedhur hi shqiptarëve e ndërdërmobëtarëve pretendojnë se janë 17 subjekte zgjedhore, me mercenarët e tyre si Bamir Topi, Gjegj Bojaxhi.
Shqiptarët do t’i refuzojnë me mosbindje civile, hiqe nga mendja se do të lejojmë të marrin Shqipërinë. Nuk ka zgjedhje me 18 qershor, sepse edhe formalisht këto i dogjën afatit, i dorëzuan listat 24 orë më vonë. Bashkimin më të madh të shqiptarëve në Kavaja ë, për të çliruar me forcën e bashkimit, nga e hëna e tutje do ta shtrijmë anë e mbashë Shqipërisë mosbindjen civile. Nuk e di se si i ke bërë planet Rama, po të jap fjalën e cfarë do që të kesh planifikuar, nuk do qeverisësh as një orë të vetme pas 18 qershorit.”- shprehet Basha.