E përbashkëta e krizës maqedonase, me atë shqiptare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E përbashkëta e krizës maqedonase, me atë shqiptare

10:45 | 29/04/2017
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Kriza e Maqedonisë dhe përleshjet e përgjakshme në parlamentin e Shkupit, kanë kthyer seriozisht vemendjen e Perëndimit nga rreziqet që po prodhon në Ballkan injorimi i rregullave të lojës së demokracisë nga politikanë të korruptuar.

Ajo që ndodhi në Maqedoni në dukje është një betejë e nacionalistëve maqedonas ndaj shqiptarëve, por në fakt nuk është ashtu. Ajo është betejë e një klike të korruptuar, e cila nuk pranon të ikë nga pushteti, edhe pse nuk ka vota. Është një përpjekje e hapur për të injoruar rregullat e lojës në një shtet demokratik, duke tentuar të mos përfillin rregullat e pranuara. Dhe kjo në fakt, është e përbashkëta  e krizës maqedonase me atë shqiptare.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në Shqipëri kriza politike, e cila po menaxhet me kujdes nga Perëndimi, ka në thelb të njëjtën arsye. Një parti politike e ikur nga pushteti me vota dhe këmbngulëse për të mos u reformuar, por për të sjellë sërish në krye njerëzit që janë larguar nga pushteti me votë, nuk pranon të hyjë në zgjedhje se humbet dhe po bën përpjekje për të degraduar sistemin, për të shkaktuar krizë artificiale e për të marrë pushtetin në tavolinë.

Të dyja partitë, si ajo e Gruevskit, ashtu dhe ajo e Berishës po përdorin shantazhin e dhunës si mjet kryesor për të mposhtur kundërshtarin. Gruevski futi një bandë rrugaçësh në Kuvend për të goditur kandidatin për kryeministër dhe një parlamentar shqiptar, ndërsa Berisha kërcënon se nuk të lejojë qytetarët të votojnë më 7 maj dhe 18 Qershor, duke futur banditë në qendër të votimit, për të thyer kutitë e materialeve zgjedhore.

Në Maqedoni, Gurevski po përdor pushtetin që ka ende për të motivuar banditët, në Shqipëri opozita po përdor ish-zyrtarët e korruptuar dhe banditë ordinerë, për të shantazhuar institucionet.

Tani që gjithë perëndimi ka vemendjen në Shkup dhe po inkurajon shumicën e re të formojë institucionet, partia e Berishës në Tiranë, është në një gjatësi vale me Gruevskin lidhur me shkaktërt e kësaj krize.

Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike RD, shkruan në një koment të saj, se shkaktarë për trazirat në Maqedoni nuk është linja pro ruse, siç thonë, pasi sipas gazets “për këtë nuk ka fakte”, por është Edi Rama që ka futur hundët në punët e Maqedonisë. (Gazeta RD, data 9 Prill.)

I vetmi ndryshim thelbësor është që Perëndimi ka marrë situatën nën kontroll në Shqipëri. Ai ka monitoruar krizën, ka konstatuar arsyet artificiale të saj, i ka ofruar opozitës një plan për ta rikthyer në institucione dhe pasi është refuzuar ajo, i ka dhënë të drejt shumicës dhe partive të tjera të hyjnë në zgjedhje.

Partitë Popullore Europiane, ku bën pjesë PD, po shikojnë mundësinë e komunikimit direkt me deputët e Partisë Demokratike, për t’u treguar atyre se kryetari formal i tyre, Lulzim Basha do të jetë një “person non grata” për të partitë popullore europiane dhe se pas përjashtimit të Viktor Orban nesër në Maltë, do të rishikohet dhe statusi i Partisë Demokratike në këtë organizatë.

Në këto kushte Partia e Berishës, Partia e Gruevskit në Maqedoni, Partia e Orban në Hungari e gjetkë, i bashkohen “Internacionales së autokratëve të korruptuar”, të cilët refuzojnë rregullat dhe politikën e perndimit në vendin e tyre dhe po përpiqen të krijojnë një rend të ri “demokratik” që nuk e dikton vota, por dhuna.

Shqipëria është duke e përballuar këtë rrezik, duke izoluar Partinë Demokratike dhe ndoshta duke e nxjerrë atë nga historia pas bojkotimit të zgjedhjeve. Perëndimi në Tiranë, ndryshe nga në Maqedoni është më i qartë dhe më i sigurt për t’i prerë rrugën kësaj tendence të re antisistem. Dhe duket se kjo ka rritur nervozizmin e Sali Berishës, i cili është në mes të rrugës në planin e tij për t’i vënë flakën Shqipërisë. Dhe në mes të rrugës ka për të mbetur.

/gazetatema.net/

Etiketa: antisistemE përbashkëta e krizës maqedonase me atë shqiptareklikëMero BazeNikolla GruevskiPartitë Popullore EuropianeViktor Orban

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Surpriza e Bashës ndaj Topit dhe Metës

Zgjedhja e madhe e Ilir Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com