Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur prishjen e ndërtimeve brenda rrethit të qendrës spitalore në qytetin e Elbasanit.
IKMT do të prishë rreth 18 biznese brenda rrethit të qendrës spitalore, pas urdhrit të dhënë nga kryeministri.
Sipas pronarëve prishja e bizneseve është në mënyrë selektive, ndërsa një prej tyre kërcënon se do të vrasë veten nëse do ti prishet biznesi.