Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu tha se zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të mbahen edhe pa pjesëmarrjen e opozitës.
“Në besimin tonë zgjedhjet janë më të mira me pjesëmarrjen e të gjithëve. Por zgjedhjet janë të ligjshme dhe legjitime edhe pa opozitën”, ka deklaruar Lu.
I pyetur për përpjekjet e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës, politike, Lu ka theksuar se, “bisedimet nuk janë një diskutim njëditor, por një proces i gjatë”.