“Një vendim i turpshëm, skandaloz, i padrejtë dhe politik”- shprehet kryeministri serb Aleksandar Vuçiç lidhur me vendimin e Gjykatës franceze për lirimin e Ramush Haradinajt.
Vuçiç doli në një deklaratë për median nga selia e kryeministrisë ku tha se vendimi do të analizohet nga juristët. Serbia gjithashtu, ka tërhequr ambasadorin nga Parisi në Beograd për konsultime.
Ky reagim i Vuçiç vjen pas vendimit nga Gjykata në Colmar të Francës për lirimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku kërkesa e autoriteteve serbe për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së për zonën e Dukagjinit, i akuzuar për krime lufte nga Prokuroria e Serbisë, nuk u pranua.