Pas dështimit të negociatave për të zgjidhur ngërçin politik nga dy eurodeputetët ditën e sotme, kryeministri Rama dhe kreu i Opozitës Basha kanë vijuar takimet.
Menjëherë pasi ka dalë nga Pallati i Kongreseve kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar ish-liderin e PD-së, Sali Berishën, ndërsa kreu i shtetit, Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeparlamentarin Meta.
Gjatë përpjekjeve për negociata Rama pranoi shtyrjen e zgjedhjeve më 16 korrik, por nuk ka ra dakord për qeverinë teknike, gjë e cila solli largimin e Bashës nga Pallati i Kongreseve.