Qindra qytetarë të Lezhës i janë bashkuar protestës së opozitës për të bllokuar për një orë rrugët kryesore të vendit.
Protestuesit kanë dalë në rrethrrotullimin e Milotit në Lezhë duke ndaluar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor. Policia u bën thirrje të largohen pasi rrugët kombëtare nuk mund të bllokohen.
Me flamuj kombëtar në duar qytetarët i kërkojnë largimin kryeministrin. “Rama ik” dëgjohen thirrjet ndërsa në duar mbajnë pankartat me mbishkrimet “Qeveri Teknike”, “Duam punë”.