3 persona të maskuar kanë sulmuar me sende të forta një 54 vjeçar nga Mirdita i cili për pasojë ka mbetur i plagsosur rëndë.
Mësohet se ëhstë plagosur shtetasi Pal Beci rreth orës 17:00 të së mërkures në qytetin e Rrëshenit.
3 personat e kanë goditur 54 vjeçarin me leva hekuri në koke dhe disa pjese të trupit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet. Nga goditjet ai ka marrë fraktura në kokë dhe disa pjesë të trupit, ndërsa pasi mori ndihmen e parë bëhet e ditur se ndodhet jashte rrezikut për jeten.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e tre agresoreve.