Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe sekretarja e rinisë së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali kanë rrëmbyer mikrofonat dhe “i vënë flakën” skenës me një duet të paparë para të rinjve socialistë.
Tahiri dhe Spiropali, tepër sportivë, kanë kënduar një këngë të brezit të tyre, për të cilën morën duartrokitje dhe brohoritje nga publiku.
Në këtë mënyrë, dy politikanët nxorrën në pah dhe një tjetër “talent” gati të panjohur. Tashmë pritet vetëm një ftesë nga Vera Grabocka për një nga talent show-t e saj të shumtë.