Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi deklaroi se ka qarqe dhe forca të caktuara politike që duan destabilitet të vendit
I pranishëm në Fier për shpërndarjen lejeve të legalizimeve, Ruçi teksa foli për situatën politike tha se nuk do të nuk do ketë krizë si në vitin 1997.
Ndërsa duke folur për Presidentin e ri, Ruçi u shpreh i bindur që ai do zgjidhet sipas Kushtetutës dhe tha se PS është e gatshme që të negociojë edhe më opozitën për këtë.
“Presidenti do zgjidhet sipas Kushtetutës dhe në 24 korrik, kur mbaron mandati i atij aktual, Shqipëria do ketë presidentin e ri. Ne jemi të hapur që edhe ata që janë në çadër të vijnë dhe të negociojmë”,- tha Ruçi.