Borusia Dortmund nëpërmjet rrjeteve sociale ka konfirmuar se askush nuk ishte në rrezik, mediat gjermane spekulojnë për rrethanat e kësaj ngjarjeje. Sipas burimeve të para, eksplozivi është vendosur në rrugë dhe ka shpërthyer kur po kalonte autobusi, rreth 10 kilometra larg stadiumit.
Si pasojë ndeshja rrezikon të shtyhet për shkak të frikës së ndonjë sulmi terrorist.
Takimi ishte i vlefshëm për fazën çerekfinale të “Uefa Champions League” dhe pritej të niste në 20:45.
Por pas këtyre shpërthimeve çerekfinalja e Champions mes Dortmund e Monaco do të luhet nesër në orën 18:45.