Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me situatën politike në të cilën ndodhet vendi. Përmes një statusi në twitter Manjani shprehet se Rama thotë se nuk jam dakort me Metën, por ama nuk jep dorëheqjen.
Më tej ai shprehet se edhe Meta s’ka qenë dakort me Ramën, por ka ofruar dorëheqjen. Sipas Manjanit ky është një ndryshim i madh midis Ramës dhe Metës.
“S’jam dakort me Metën”- thotë Rama dhe s’jep dorëheqje! Edhe Meta s’ka qenë dakort me Ramën,por ka ofruar dorëheqjen! Ndryshim i madh…”– shkruan Manjani.