Terrorizmi dhe kryqi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Terrorizmi dhe kryqi

15:02 | 08/04/2017
në Opinion
0

Nga Gjergj Meta

Edhe një herë Europa u godit nga terrorizmi, nga ai më i pabesi dhe më hileqari. Terrorizmi është kundër njeriut e si i tillë kundër Zotit. Pikërisht, terrorizmi në emër të Zotit është një blasfemi kundër tij. Europa u godit në Stokholm, sikurse më parë në Paris e në Berlin, kryeqytete simbolike të kontinentit të vjetër. Po ashtu, terrorizmi kimik vrau të pafajshëm në Siri e vazhdon të vrasë përditë.

Nganjëherë pyes veten: A do të ishte bota më e mirë, nëse të gjithë do të ishin të krishterë? Europa nuk ishte më e mirë, kur ishte e gjitha e krishterë, madje të krishterët kanë vrarë për shekuj njëri-tjetrin. A do të ishte ndoshta më e mirë po të ishim të gjithë myslimanë? Nuk më duket, aspak. Sak terrorizmi me matricë islamike ka vrarë më shumë myslimanë se sa të krishterë apo ateistë. Apo ndoshta po të ishim të gjithë ateistë e të pafe do të ishte bota më e qetë? E provuam me ish-vendet komuniste dhe nuk doli aspak ashtu, përkundrazi viktimat dhe mohimi i lirisë ishte më i tmerrshëm se pothuasje në asnjë epokë tjetër.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Po çfarë e bën botën më të mirë dhe më të paqtë? Dhe a është e mundur paqja në planetin tonë?

Patjetër, ne po jetojmë në një epokë që duket se po shkon drejt një fundi të saj, drejt një kulmi. Karakteristikë e kësaj epoke është pështjellimi i madh i saj. Ndërsa asistojmë në arritje të jashtëzakonshme teknologjike, të cilat po prekin përmasa të padëgjuara të dijes njerëzore, gjithashtu si asnjëherë tjetër po përjetojmë ç’natyrimin e njeriut prej njeriut në përmasa tmerruese. Kur sheh sulmet terroriste dhe egërsinë e tyre, menjëherë të bie ndërmend maksima sartriane “homo homini lupus”. Njeriu sot ka mundësi të mëdha, por pikërisht këto mundësi të vëna në duart e njeriut po kthehen kundër tij e ai po i përdor kundër të ngjashmit të vet; për të sunduar mbi të e për të shtrirë hegjemoninë e tij mbi të tjerët. Zhvillimi teknologjik po kthehet në instrumentin e një lufte të pashoqe midis njerëzve. I paaftë për të shikuar përtej hundës së tij, njeriu modern po kthen idetë dhe instinktet e vetvetes në një absolut, duke krijuar kështu një kult të ri, një njeri-tiran.

Frika është instrumenti, nëpërmjet të cilit terrorizmi, duke përdorur çdo lloj mjeti, po avancon luftën e tij. Kuptohet tashmë se pas këtyre njerëzve nuk ka asnjë ideal, nuk ka asnjë frymë fisnike apo fetare që i udhëheq, por vetëm instinkti kafshëror kundër njeriut. Dhe duhet të përgatitemi që kjo luftë do të zgjasë, për aq kohë sa do të rrimë të mbyllur, të ndarë me njëri-tjetrin dhe të paaftë për dialog. Botën më të mirë nuk e bën homogjeniteti, por e bën pranimi i larmisë dhe diversitetit si një mundësi për t’u pasuruar njerëzisht. Sa herë që kërkojmë të homologojmë të tjerët për t’i bërë si vetja jonë, aq herë kemi hapur luftë ndaj natyrës e natyra rebelohet, herët a vonë. Kryet e këtij lloj terrorizmi gjenden drejt e në shpellën e qoftlargut. Është ai, armiku i natyrës njerëzore, djalli vetë, i cili bën këto plane dhe i shtien në veprim nëpërmjet disa mjeranësh që shpërndajnë farën e së keqes duke mbjellë panik.

Por, frikës ne duhet dhe mund t’i kundërvihemi. Si? Nëpërmjet dashurisë. Qytetërimi i frikës mundet vetëm nga qytetërimi i dashurisë. Ky qytetërim është i mundur, vetëm atëherë kur njeriu flijon unin e tij, jo duke u shpersonalizuar, por duke pranuar të jetojë në liri dhe të lejojë të tjerët të jetojnë të lirë e ku të gjithë bashkë ruajmë e ndihmojmë lirinë e njëri-tjetrit. Vetëm dashuria, që do të thotë, mohimi i vetvetes për të jetuar me të tjerët dhe për t’u shërbyer të tjerëve, e zmbraps qytetërimin e frikës që terrorizmi kërkon të krijojë.

Këtë javë, ne të krishterët në të gjithë botën i përgatiten Pashkës nëpërmjet javës së Pasionit të Krishtit. Ky njeri, që për ne të krishterët është vetë Biri i Hyjit, duke vdekur mbi kryq, na la një shembull ne dishepujve të tij, na la një urdhër, të vetmin urdhër: Duajeni njëri-tjetrin sikurse unë ju desha juve. Ky “tjetër” për t’u dashur nuk ka një kufi, ose më mirë përfshin edhe më të skajshmin kufi: edhe armikun. Kur dashuria jonë të mbërrijë edhe armikun, atëherë bota do të jetë më e paqtë e më e bukur; në Europë e në Siri.

/politiko.al/

Etiketa: Biri i HyjitGjergj Metahomo homini lupuskryqiPashkaPasioni i Krishtitterrorizmi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Zbulohet traileri i filmit mbi jetën e Tupac (film)

Zbulohet traileri i filmit mbi jetën e Tupac (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com