Gjykata Franceze ka shtyrë sërish vendimin ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Trupi gjykues në Colmar të Francës ka deklaruar se me datën 27 prill do të merret vendimi lidhur me akuzat e bëra nga shteti serb në drejtim të Haradinaj.
Ramush Haradinaj u ndalua në fillim të janarit të këtij viti në Aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij, pas një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.