Rama premtoi 300.000 vende pune/ BB: Në 2016 ka 36.4 % më pak punësime krahasur me 2010 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama premtoi 300.000 vende pune/ BB: Në 2016 ka 36.4 % më pak punësime krahasur me 2010

15:54 | 05/04/2017
në Uncategorized
0

Banka Botërore njoftoi se Rajoni i Ballkanit Perëndimor kishte shtuar 300 mijë vende pune në periudhën 2010-2016. Por, asnjë nga këto 300 mijë vende shtesë pune, nuk rezulton të jetë krijuar në Shqipëri…

Shqipëria dhe Bosnja panë rënien më të madhe të vendeve të reja të punës gjatë periudhës 2010-2016. Një raport i djeshëm i Bankës Botërore njoftoi se Rajoni i Ballkanit Perëndimor në vitin 2016 numëroi rreth 5.8 milion njerëz të punësuar, nga të cilët 300.000 më shumë se në vitin 2010. Por, asnjë nga këto 300 mijë vende shtesë pune, nuk rezulton të jetë krijuar në Shqipëri.

Sipas raportit, punësimi u rrit në të gjitha vendet me dy përjashtime: Shqipërisë dhe Bosnjës. Sipas Bankës, në Shqipëri vendet e reja të punës ranë me 2.4% në gjashtë vitet e fundit, ku tkurrja më e lartë u konstatua tek të rinjtë, ndërsa në Bosnjë me mbi 5 për qind. Raporti thotë se vendet e reja të punës u shtuan në mënyrë domethënëse në Serbi dhe Maqedoni, ku punësimi real u rrit me 11.2 dhe 12.5%.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Banka mat punësimin real, duke mos llogaritur efektin e formalizimit, që në Shqipëri në 2015-n ka qenë mjaft i lartë, si rrjedhojë e aksionit anti-informalitet të ndërmarrë nga qeveria (shënim i Monitor).

Banka Botërore vëren një paradoks në strukturës së punwsimit në Shqipëri, ku gjatë periudhës në vlerësim punësimi në grup moshat e reja ka rënë dhe është rritur për më të vjetrat.

Gjatë periudhës 2010-2015 të punësuarit në Shqipëri për grupmoshën 15-24 vjeç ranë me 36.4%, ndërsa për grupmoshën 25-54 vjeç ranë me 9.5 për qind, ndërsa në të kundërt të këtyre zhvillimeve punësimi për grupmoshën 55-64 vjeç u rrit me 67%.

Banka Botërore cilëson të habitshëm, faktin se punësimi është rritur në mënyrë të konsiderueshme për moshat e vjetra 55 deri 64 pothuajse në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Punësimi në këtë grup moshë është rritur me më shumë se 20 për qind në shumicën e vendeve, ndërsa me 67 për qind në Shqipëri. Banka Botërore shpjegon se një pjesë e kësaj rritjeje vjen nga fakti i plakjes së popullsisë ku grup mosha 55-64 vjeç është në rritje.

Banka thotë se, papunësia ra me rreth 200.000 njerëz, nga rreth 1.7 milion në vitin 2010 në 1.5 milion në vitin 2016, që korrespondon me një rënie në normën e papunësisë nga 23 % në 2010 në 21 % më 2016.

“Shkalla e papunësisë shënoi rënie në të gjithë rajonin, përveç se në Shqipëri” sqaron më tej raporti i BB.

Grupet që nuk kanë përfituar nga rimëkëmbja modeste e punësimit janë personat me kualifikim të ulët, dhe në veçanti të rinjtë me arsim të pakët. Niveli i papunësisë tek të rinjtë ra nga 50 për qind në 2014 në 48 për qind në 2015. Të dhënat fillestare për vitin 2016 tregojnë për prirje në ulje, por papunësia tek të rinjtë mbetet e lartë krahasuar me 17.3 për qind në Bashkimin Europian.

Raporti i Bankës thotë se, gjatë kësaj periudhe, numri i vendeve të punës të krijuara rishtazi për gratë ishte më e lartë se sa për meshkujt

Raporti është i pari në serinë e tij që do të rifreskohet çdo vit sipas të dhënave të integruara të bazës së të dhënave për tregun rajonal të punës.

/Monitor.al/

Etiketa: Banka Boteroreedi ramamonitor.alShqiperiavende pune

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Zgjedhjet në Kavajë/ Biba: Bojkoti i Opozitës na ka vënë në vështirësi

Zgjedhjet në Kavajë/ Biba: Bojkoti i Opozitës na ka vënë në vështirësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com