Ka përfunduar me fitoren 1-0 të Partizanit, superndeshja e luajtur në “Selman Stërmasi”, ndaj Skënderbeut.
Demat e kuq rikthehen të ndajnë vendin e parë me ekipin e Kukësit, me nga 55 pikë secila, ndërsa korçarët mbeten në vendin e tretë me 50 pikë.
Ndeshja ishte emocionuese ku në minutën e 39 Batha shënoi golin për Partizanit, pas një aksioni të bukur të skuadrës së Starovës.
Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë, Skënderbeu bën gjithçka për të gjetur golin e barazimit. Katër minutat shtesë nuk sollën asnjë ndryshim dhe Partizani mori tre pikët, të cilat bëhen shumë të rëndësishme, sepse u fituan përballë një rivali direkt.
https://vid.me/FMTX