Para disa ditësh 27.al botoi një shkrim të historianit Arben Llalla, i cili vinte në dukje kotësinë dhe rrezikshmërinë e ndërtimit të varrezave të të rënëve në luftën italo-greke. Në fund të këtij shkrimi u shënua që 27.al disponon listën e të rënëve dhe dëshiron ta bëjë atë publike. Bëhet fjalë për katalogun e 7.948 grekeve të vrarë në luftën italo-greke.
Sipas historianit Arben Llalla në këtë luftë u plagos në afërsi të Korçës gjyshi i ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili quhej Nikos Gruios. Nikolla Gruios ishte nga Ahladha e Follorinës dhe u plagos në Korçë në nëntor 1940, më tej e çuan për mjekim në spitalin e Follorinës ku dhe vdiq më 19 Nëntor.