Eurodeputetja italiane Elly Schlein ka deklaruar se protesta nuk duhet të bëhet pengesë për zbatimin e reformës në drejtësi. Për shkak të detyrës si nënkryetare e komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, eurodeputetja Schlein e njeh shumë mirë historinë e konflikteve politike të Shqipërisë.
“Çdo formë proteste, përsa kohë është demokratike dhe paqësore, e mbi të gjitha është pjesë e të drejtave të opozitës, është e drejtë. Sigurisht që nuk duam ta shohim këtë gjë, që të vërë në rrezik implementimin e shpejtë të reformës në drejtësi që u votua verën e kaluar, duke dhënë një mesazh të rëndësishëm, mbi të gjitha qytetarëve shqiptarë por edhe partnerëve europianë. Kjo gjë na ndihmon dhe neve, miqve të Shqipërisë që të shtyjmë përpara procesin e integrimit”- deklaron Schlein.