Rreth 200 hektar pyje janë përfshirë nga flakët pasditen e djeshme në Vaun e Dejes në Shkodër. Forca të shumta zjarrëfikëse si dhe forcat e ushtrisë po vijonë ende punën edhe sot për shuarjen e zjarrit i cili vazhdon që të jetë prezent.
Terreni i vështirë ka bërë që në disa zona mjetet e ushtrisë dhe zjarrëfikëset të mos shkojnë në vatrën e zjarrit dhe për këtë arsye pylli në ato zona po digjet me intesitet të lartë.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri, por nuk përjashtohen edhe mundësitë e zjarrëvënies së qëllimshme.