Marrëveshja qeverisëse e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet me Partinë Socialiste është realizur shumë pak nga ajo çfarë është shkruar. Deklarata u bë nga sekretari organizativ i PDIU-së Alfred Deshati gjatë një takimi që zhvilloi me strukturat e kësaj force politike në Lezhë, në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit. Sipas tij, marrëveshja politike që do të dalë pas 18 qershorit do jetë në funksion të çdo kontribuesi dhe anëtari të kësaj force politike.
Gjithashtu, kryetari i PDIU-së në Lezhë, Zef Doçi kërkoi mbështjetje në zgjedhjet e qershorit, pasi siç ai tha, kjo forcë politike do të jetë pranë çdo halli dhe problemi të qytetareve.