Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që të mos nxisë vende të tjera të BE-së të imitojnë Brexit-in
Në një intervistë për prestigjiozen “Financial Times”, Juncker shtron agrumentin se shpërbërja e BE-së mund të bëhet shkak për luftë në Ballkanin.
“Mos e thoni më këtë, mos i nxisni të tjerët ta largohen nga BE-në, sepse po qe se Bashkimi Evropian bie, do keni luftë të re në Ballkanin Perëndimor. Nëse i lëmë vetëm, Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë, do të kemi luftë sërish.”, ka thënë Juncker.
Gjithashtu 63 veçari Juncker është shprehur se, entuziazmi i Trump për daljen e Britanisë nga Unioni ishte diçka “e mërzitshme” dhe “e çuditshme” në të njëjtën kohë. Presidenti i Komisionit Evropian Juncker do të vizitojë Uashingtonin muajin që vjen.