Idrizi: Të shkojmë në zgjedhje jashtë koalicioneve, le të marrë secili sa i takon (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: Të shkojmë në zgjedhje jashtë koalicioneve, le të marrë secili sa i takon (film)

16:42 | 24/03/2017
në Uncategorized
0

Propozimi i kryetarit të PDIU-së: Të marrë gjithsecili votën dhe peshën që i takon dhe më pas të bëjmë koalicionet. Ne mund ta bëjmë numërimin elektronik, nëse ekziston vullneti politik.

Në një situatë, kur ka mjaft debate për mënyrën se si do të organizohen partitë në koalicione, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, ka një propozim për të gjithë.

“Le të dalim jashtë koalicioneve dhe të masim forcat gjithsecili nga ne. Pastaj bëjmë koalicione.”

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ky propozim i Idrizit, është bërë gjatë një takimi me të rinj dhe simpatizantë të PDIU-së në Bërzhitë. Kreu i kësaj partiesë bashku me deputeten Mesila Doda propozuan ndryshimin e Kodit Zgjedhor, në mënyrë që koalicionet të bëhen pas zgjedhjeve dhe jo para tyre.

“Sistemi ynë zgjedhor nuk është një sistem, ku qytetarët të kenë akses të barabartë dhe të jetë transparent. Do doja t’ju pyesja juve, a e dini se përse Shqipëria është e ndarë në 12 qarqe dhe pse jo në më pak apo më shumë? E dini pse?! Sepse jemi të detyruar që të hyjmë në koalicione dhe prandaj PDIU e ka theksuar që, le të shkojnë të gjitha partite jashtë koalicioneve. Le të shkojnë përballë qytetarit. Të marrë gjithsecili votën dhe peshën që i takon e më pas të bëjmë koalicionet. Prandaj, propozimi ynë është të bëjmë një propocional kombëtar. Po flitet shumë për votën, transparencën apo numërimin elektronik. Le të kalojmë në numërues jopolitik. T’i japim mundësi të numërojnë votat qytetarët, t’i japim mundësi atyre që nuk janë pjesë e sistemit politik, të jenë noterët, të jenë mësuesit apo çdokush tjetër. Është koha dhe ne mund ta bëjmë atë që quhet numërimi elektronik. Kjo që ne po themi dhe çdo gjë tjetër është plotësisht e mundur të bëhet, nëse ekziston vullneti politik. Politika shqiptare ka treguar në këto 25 vite pluralizëm, që ka qenë jashtëzakonisht e aftë për të prodhuar kriza dhe ka qenë totalisht e paaftë për t’i absorvuar këto kriza”, u shpreh kryetari i PDIU-së në takimin me të rinjtë dhe simpatizantët në Bërzhitë.

Gjithashtu nënkryetari i Kuvendit tha që votat e PDIU-së kanë qënë gjithmonë për reformat më të rëndësishme të vendit, siç është reforma administrative, reforma në drejtësi e më gjerë. Sipas Idrizit, vetëm me një Pakt Kombëtar mund të kalohet kriza aktuale politike.

“Nëpërmjet një Pakti Kombëtar do të mund të votohet reforma në drejtësi, por do të vijohet edhe me proceset e integrimit. Ky Pakt Kombëtar do të bëjë të mundur që të gjitha forcat politike të ulen në një tavolinë dhe t’i jepet fund krizës politike”,  u shpreh kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Ndërkohë deputetja Mesila Doda tha që historia e viteve të diktaturës nuk ka asnjë sukses, prandaj të rinjtë sipas saj, duhet që të marrin fatet e vendit në dorë.

“Shikoj shpesh që segmente të caktuara tentojnë që ta nxjerrin të kaluarën e këtij vendi nga aty ku ka qenë dhe ta tregojnë si një histori suksesi. Historia e 50 vjetëve më parë nuk ka asnjë histori suksesi dhe unë besoj se sot është koha që personazhe të reja, njerëz të rinj, djem dhe vajza të shkolluar jashtë, djem dhe vajza, të cilët nuk kanë asnjë skelet në dollapet e tyre, duhet të marrin fatet e këtij vendi në dorë. Ky është një premtim tjetër që Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ju bën të rinjve. Asnjë person, i cili në të kalurën e tij ka rekorde kriminale, si në të kaluarën komuniste, ashtu edhe në atë të sotmen, nuk do votohet ndonjëherë nga PDIU. Njerëz, të cilët kanë probleme me të kaluarën nuk mund të vazhdojnë të jenë pjesë e klasës politike shqiptare, nuk mund të vazhdojnë dot të jenëpjesë e atyre që drejtojnë shtetin shqiptar”, tha kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda.

Etiketa: BërzhitëkoalicionetKOdi ZgjedhorMesila DodaPakt KombëtarShpetim Idrizi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Vodafone edhe në Hënë

Vodafone edhe në Hënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com