Futbollisti i kombëtares shqiptare Burim Kukeli ka deklaruar se kundër ekipeve me emër në arenën e futbollit botëror, Shqipëria arrin gjithmonë te lejë shenjë.
“Kundër ekipeve të mëdha luajmë bukur sepse edhe motivimi është më i madh. Mendoj se edhe ne kemi cilësi dhe në ndeshje të mëdha arrijmë të tregojmë veten sepse në këto sfida edhe motivimi është më i madh”, tha Kukeli.
Kukeli nuk dëshiron të japë pika referimi. Mungesat e rëndësishme në mbrojtje e kanë vënë në një pozitë të vështirë trajnerin De Biasi dhe gjatë ditëve të fundit, emri i 33-vjeçarit është lakuar shpesh për të mbuluar hapësirat në këtë repart, por në konferencën për shtyp edhe pse pyetet për këtë temë, mesfushori flet i rezervuar.