Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona pasi akuzohen për falsifikim dokumentash.
Në sajë të operacioni “Sogiorno” u vunë në pranga shtetasit Hasan Milushi 50 vjeç dhe Fatmir Stankova 49 vjeç.
Dy shetasit e sipërpërmendur u arrestuan në flagrancë tek rruga e “Kavajës”, në Tiranë duke shkëmbyer disa dokumenta Italiane dhe fotografi të personave të ndryshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Falsifikimi i dokumentave”dhe” Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” .