Pas erozionit të detit të Durrësit, dhjetëra sipërmarrje përgjatë vijës bregdetare i kanë bërë parapritje këtij fenomeni, duke vendosur blloqe betoni.
Ky fenomen është shumë shqetësues, pasi deti po përparon me rritme të shpejta drejt tokës dhe me afrimin e sezonit turistik bizneset kanë filluar të marrin masa për ta ndaluar atë.
Qytetarët janë çuditur, teksa shihnin brenda në det pritat e betonit. “Nuk është normale dhe më duket e çuditshme. Nuk e di arsyen se pse deti betonizohet në këtë lloj mënyre”, është shprehur një qytetar.
Bashkia e Durrësit ka thënë se nuk ka dijeni për këtë situatë, duke lënë të kuptohet se janë bizneset ato që kanë kryer këto investime.
Situata më problematike paraqitet në bregdetin e Rrushkullit, ku deti ka avancuar më shumë se 500 metra përgjatë viteve të fundit.