Hetimi/ Prokuroria i dërgon fletëthirrje Tahirit për çështjen “Shullazi” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetimi/ Prokuroria i dërgon fletëthirrje Tahirit për çështjen “Shullazi”

11:54 | 20/03/2017
në Shqiperi
0
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke folur ne nje konference per shtyp, ku ka dhene detaje mbi vendosjen e kamerave te sigurise ne ambientet publike. /r/n/r/nMinister of Interior, Saimir Tahiri, speaks in a press conference where he revealed details on the deployment of security cameras in public areas.

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin kanë marrë përmasa të tjera. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, është thirrur për të dhënë deklarime për këtë çështje para hetuesve të organit të akuzës, raporton “Panorama”.

Kreu i Policisë së Tiranës ka shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda mesin e javës që shkoi, jashtë vëmendjes së medias, duke dhënë deklarime për më shumë se një orë. Lajmi është mësuar nga burime të konfirmuara të gazetës “Panorama” në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas këtyre burimeve, mësohet se drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, është pyetur në cilësinë e personit deklarues në lidhje me çështjen e Emiljano Shullazit.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

“Objekti i marrjes në pyetje të drejtorit të Policisë së Tiranës ka qenë dita e shoqërimit të shtetasit Emiljano Shullazi në Policinë e Tiranës, pas kërcënimit të rektorëve Dhori Kule e Mynir Koni”, kanë thënë burimet e gazetës.

Sipas tyre, drejtori i Policisë së kryeqytetit është pyetur në lidhje me ngjarjet e ndodhura ditën e kërcënimit të rektorëve në prill të vitit 2016. Mësohet se gjatë qëndrimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, ka dhënë shpjegime lidhur me procedurën e ndjekur gjatë shoqërimit të Emiljano Shullazit, si dhe komunikimin që kreu i Policisë së kryeqytetit ka pasur me eprorët e tij në lidhje me këtë rast.

Pas marrjes së deklarimeve nga drejtori i Policisë së Tiranës, burime të konfirmuara nga Krimet e Rënda thanë se i kanë nisur thirrje zyrtare edhe drejtuesit të Ministrisë së Brendshme, Saimir Tahirit.

“Ky shtetas është thirrur për të dhënë deklarime në një nga ditët e kësaj jave që vjen”, kanë bërë me dije burimet e hetimit. Sipas tyre, edhe pyetja e Saimir Tahirit do të bëhet në cilësinë e deklaruesit në lidhje me çështjen. Shoqërimi e më pas arrestimi i Emiljano Shullazit në prill të vitit 2016 ka shënuar një përplasje mes Policisë dhe Prokurorisë.

ARRESTIMI I SHULLAZIT
Kjo pasi rasti i kërcënimit të rektorëve Dhori Kule e Mynir Koni u bë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi dy të dëmtuarit nuk kishin bërë kallëzim. Rektorët nuk pranuan as më pas të bënin kallëzim ndaj Shullazit, ndërkohë që Prokuroria kishte nisur një hetim në ngarkim të Shullazit dhe grupit të tij që në shkurt 2016, për akuzën e gjobëvënies ndaj disa biznesmenëve.

Ndërsa Policia e shoqëroi Shullazin për ta marrë në pyetje në lidhje me kërcënimin e rektorëve dhe po përgatitej ta linte të lirë, dy oficerë të Krimeve të Rënda paraqitën dorazi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës urdhërarrestin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ky urdhërarrest kërkon mbajtjen në burg të Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit dhe Gilmando Danit, ndërsa Prokuroria, veç gjobëvënies në katër raste, i shtoi listës së akuzave edhe kërcënimin e rektorëve.

Gjykata e la më pas në burg Emiljano Shullazin me akuzën e gjobëvënies në 4 raste ndaj biznesmenëve të njohur, përvetësim trualli e ndërtesa me anë të presionit dhe kërcënimeve, si dhe për kanosje ndaj dy profesorëve Dhori Kule e Mynyr Koni.

Kanosja ndaj tyre ndodhi në kohën e zgjedhjeve për organet drejtuese në universitete. Pas arrestimit të Shullazit, teksa ai mbahej në qeli, biznesmeni Ylvi Beqja e denoncoi atë dhe grupin e tij për gjobëvënie dhe pranoi bashkëpunimin me Prokurorinë.

Etiketa: Emiliano Shullazifletethirrjemynyr koniProkuroria e Krimeve te RendaSaimir Tahiri

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Hapet Zyra e re e Mobilizimit në Korçë, Kodheli: Organizimi i trupave rezerviste, i nevojshëm

Hapet Zyra e re e Mobilizimit në Korçë, Kodheli: Organizimi i trupave rezerviste, i nevojshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com