UEFA ka hedhur sot shortin në Nyon të Zvicrës për fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Ky short ka sjellë përballje interesante mes ekpieve si Juventus, Real Madrid, Barcelona, Leicester, Monaco, Athletico Madrid, Bayern Munchen dhe Borusia Dortmund.
Ja si ka rënë shorti.
Atletiko Madrid – Leister Siti
Borusia Dortmund – Monako
Bajern Mynih – Real Madrid
Juventus – Barcelona
Përballja Reali i Madridit- Bajerni i Mynihut, si dhe Juventus-Barcelona mund të cilëson si finale të parakohëshme të Champions League. Ndeshjet e para do të luhen në 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, 18 dhe 19 prill.