Me një shqipe të keqe shoqata maqedonase “Ilinden” dënon thirrjet për luftë të Mesila Dodës, të “thëna” prej saj në Peshkopi.
Shoqata duket nuk ka vetëm probleme në shkrimin e shqipes, por edhe të përkthimit të saj në gjuhën sllave. Mesila Doda as në Peshkopi, as në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka bërë kund thirrje për luftë. Ajo ka thënë që nëse sllavo-maqedonët nuk pranojnë gjuhën shqipe të Nënë Terezës dhe shqiptarët si elementë shtetformues, forcat politike në Iliridë, Shqipëri dhe Kosovë duhet të ndihmojnë qytetarët shqiptarët të shpallin mëvetësinë. Madje, ajo propozon si formë politike mbajtjen e një referendumi dhe aspak luftën.
Ku e shpikën luftën sllavo-maqedonët me lokacion në Tiranë? Më poshtë deklarata e shoqatës “Ilinden”, e cila dikur ka patur themelues dhe kryetar nderi zotin Ligor Nikolla, bashkëshort i ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
“Shoqata maqedonase “Ilinden” me lokacion në Tiranë e dënon ashpër kundërdeklaratën për Maqedoninë të Mesila Dodës, deputete nga Partia për Drejtësi, integrim edhe bashkim në parlamentin shqiptar, e cila në vizitë në Peshkopi ka kërcënuar me luftë në Maqedoni.”