Gjashtë parti priten të regjistrohen ditën e nesërme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Listën e kryeson Shpëtim Idrizi me Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Ndërsa pritet regjistrimi i partive opozitare në koalicion me Lulzim Bashën mbetet për t’u parë, pasi një pjesë e tyre u çregjistruan në KQZ.
Partia Aleanca Demokratike Shqipëtare është një tjetër parti që do regjistrohet nesër pranë KQZ. Partitë e tjera janë: Partia Personat me Aftësi të Kufizuar me kryetar Afrim Jeshilin, Partia Unitetit Kombëtar me kryetar Idajet Beqirin, Partia Socialiste e Moderuar me kryetar Gjergj Kojën dhe Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet e Gaqo Apostolit.