Babë e bijë me origjinë shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në ishullin e Rodosit të Greqisë.
Ngjarja ka ndodhur në Vliha në Rodos, ku makina u devijua nga rruga dhe u përplas me një pemë. Mësohet se viktimat janë të moshës 60 dhe 30 vjeç.
Ata u dërguan menjëherë me ambulancë në Qendrën e Shëndetit Archangel, por nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra.