Policia ka arrestuar dy shtetas shqiptarë pas përpjekjes për të trafikuar me gomone drejt Italisë një sasi prej 1.2 ton hashash.
Policia thotë se është vënë në ndjekje të një mjetit lundrues 8 metra të gjatë, ku është ndihmuar edhe nga një helikopter i Guardia di Finanzas.
Në përfundim të ndjekjes, shtetasit shqiptarë me inicialet E.H., 38 vjeç dhe E.M., 35, u arrestuan në flagrancë nga reparti operativ i Guardia di Finanzas në Pulia.