Kuvendi i Shqipërisë mbështet rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, për lirimin e menjëhershëm të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka shprehur mbështetjen në emër të Kuvendit të Shqipërisë, Rezolutën e sapo miratuar nga Parlamenti i Kosovës që kërkon lirimin pa kushte të z. Haradinaj.
Kuvendi i Kosovës miratoi këtë të enjte një rezolutë që kërkon lirimin pa kushte dhe sa më shpejt të ish-kryeministrit të Kosovës, duke e konsideruar atë si detyrë primare shtetërore.