Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda ka pritur në një takim misionin monitorues të OSBE-ODIHR.
Në qendër të bisedimeve kanë qënë parregullsitë e sistemit të administrimit zgjedhor.
Doda, thekson se PDIU kërkon zbatimin e Kodit elektoral për numëruesin në zgjedhje, gjithashtu kërkon numëruesin e PDIU në grupet e numërimit.
Gjatë takimit me delegacionin e OSBE/ODIHR, kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, ka theksuar kërkesën për mundësitë e përmirësimit të infrastrukturës zgjedhore.
Misioni do të përcaktojë grupin që do të monitorojë zgjedhjet parlamentare. Po ashtu delegacioni do të hartojë një raport që do të përmbajë edhe rekomandimin mbi misionin.