“Në këtë 25 vjetor, 20 shkurti ndan sërish dy modele, dy botë, dy rrugë për të ardhmen e vendit”
Partia Demokratike festoi sot 25-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Në aktivitet e organizuara nga opozita, Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha sot se 20 shkurti ndan sërish dy botë, atë të modelit perendimor dhe atë të modelit të diktatorit. Kryetari I PD-së komentoi edhe aktivitet e munguara të kryeministrit Rama për 20 shkurtin. Kjo hedhtje e qeverisë për këtë ngjarje të madhe sipas Bashës, flet qartë për lidhjet me trashëgimin hoxhiste.
“Në këtë 25 vjetor, 20 shkurti ndan sërish dy modele, dy botë, dy rrugë për të ardhmen e vendit. Ne që mesojmë nga modeli i demokracive perëndimore, dhe kundershtarëve tanë që kanë në mendje, pavarësisht se mundohen ta fshehin adhurimin për modelin e diktatorit.
Kjo nuk është reotrike, sic u tha sot disa herë Qeveria e sotme pasi injori festimet për 25 vjetorien nuk tha asnjë fjalë të vetme për ngjarjet shkorurëzues të Enver Hoxhës dhe nuk organizoi asnjë veprimtari përkujtimore për 20 shkurtin. Si është është e mundur? Në cilin vend të botës mund të ndodhe që qeveria të heshtë për një ngjarje kaq të rëndësishme.
Hështja e mbajtur nga qeveria dhe Rama është e turpshme dhe provokuese, është e dënueshme dhe ogurzezë, është një heshtje që flet, flet shumë për raportin e tyre të vërtetë me trashëgiminë hoxhiste”, tha kryetari I PD-së Lulzim Basha.