Policia italiane ka sekuestruar 800 kg marijuanë me vlerë 4 milionë euro si dhe ka arrestuar tre shqiptarë.
Në pranga kanë rënë shqiptarët Marjon Kapllanaj, 31-vjeç, Ardit Abilaliaj, 25-vjeç dhe Ali Pulomemoj 24-vjeç.
Sipas mediave italiane ishin kujdestarët e një depozite ku ishte ruajtur sasia e drogës, pranë Vieste.
Sipas policisë italiane droga kishte mbërritur përmes detit nga Shqipëria drejt Italisë vetëm pak ditë më parë.
Gjatë operacionit policia ka sekuestruar pistoleta dhe karta krediti.