Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikat e Jashtme, Federica Mogherini, lidhur me bojkotin e Partisë Demokratike, u shpreh kundër bojkotit të Parlamentit.
Mogherini tha: “…beteja politike mund të jetë e ashpër në Shqipëri, por kjo betejë duhet të bëhet brenda Kuvendit dhe jo jashtë, Kuvendi është zemra e demokracisë.”
Politikanët kanë një përgjegjësi, përsa i përket veprimit brenda institucioneve, lufta politike mund të jetë shumë e fortë këtu, por në rajonin tonë gjithnjë ne presim që dialogu të jetë i nxhehtë, por brenda kësaj fushe bëhet loja e “futbollit”, jo jashtë saj.
Betejat të bëhen brenda Kuvendit dhe jo jashtë. Që është edhe zemra e demokracisë.