Policia e Shtetit do të japë shpërblim prej 300 mijë lekësh, për të gjithë ata që do të japin informacion për kultivuesit e kanabisit.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme ka vendosur në dispozicion të publikut linjën e gjelbër 0800 90 90 për çdo informacion mbi rastet e implikimit apo favorizimit të kësaj veprimtarie të kundraligjshme, nga punonjës policie dhe jo vetëm.