Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovën bojkotojnë Kuvendin e Kosovës deri më 6 prill, kur pritet të merret vendimi për Ramush Haradinaj, nga gjykata franceze në Colmar.
“I bindur se nuk po ndërhyn në sistemin e drejtësisë, shtyrjen e vendimit për lirimin e Ramush Haradinajt, e konsideron padrejtësi në vete. Të pakënaqur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, Presidentit, Qeverisë por edhe Kuvendit në përshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt, Grupi Parlamentar i AAK-së merr vendim ta bojkotojë Kuvendin e Kosovës, deri me datë 6 Prill 2017”, thuhet në deklaratën e grupin parlamentar të AAK.
Gjykata e Francës ka shtyrë vendimin për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, deri më 6 prill si një afat shtesë për t’i shqyrtuar argumentet shtesë të deponuara nga Prokuroria Speciale e Serbisë.