Kreu i Komisionit Hetimor për ÇEZ, Taulant Balla ka deklaruar se nuk do ta thërrasë më për të dëshmuar Shkelzen Berishën.
Balla tha se Komisioni do ti kërkojë Prokurorisë që krahas akuzës për evazion fiskal dhe fshehje parash të verifikojë dhe akuzën e mosdëshmisë.
“Këta nuk duan që në Shqipëri të bëhet vetingu. Do ti kërkoj të gjitha mediave të publikoni një kontratë 200 mijë euro që ka shitur disa toka. Një qytetari të thjeshte nuk i kthehet prona, ndërsa Shkelzen Berisha vetëm në dy shitje ka fituar 500 milion lekë”, tha Balla.