Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka paraqotur tre projektet e Investimve Prioritare, në kuadër të Masterplanit të Gazit në Shqipëri.
Një projekt përfshin tubacionin nga TAP afër Fierit, deri në Termocentralin e Vlorës, i dyti nga tubacioni i TAP në Fier dhe Ballsh, dhe i treti nga tubacioni nga Tirana në Durrës.
Projekti i Masterplanit të Gazit shqyrton të gjithë aspektet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të furnizimit me gaz natyror duke përfshirë dhe çështjet teknike, ligjore, rregullatore, ekonomike, tregtare, mjedisore, dhe sociale që lidhen me futjen e gazit në Shqipëri
Projekti është i lidhur ngushtësisht me projekte të tjerë të financuar nga BE-ja si Studimi e Fizibilitetit të përfunduar tashmë të Gazsjellësit Jonian Adriatik (që lidh Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin i Zi, dhe Shqipërinë), me Master Planin e Gazit për Malin e Zi, me Studimin për Unazën e Gazit të financuar nga Bashkimi Evropian, si dhe me përgatitjes së Projekt-idesë të Gazsjellësit Jonian Adriatik në Shqipëri dhe Mal të Zi, dhe Studimi i Para-fizibilitetit për Gazsjellësin Shqipëri-Kosovë.
Vlera e përgjithshme e investimit për rrjetin e transmetimit të Shqipërisë do të jetë rreth 185 milion euro dhe gjatësia e përgjithshme e tij do të jetë rreth 625 km.