Edi Rama duhet të përballet, me Zharrzën! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama duhet të përballet, me Zharrzën!

01:23 | 26/02/2017
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Protestuesit e Zharrzës duhet t’i presë Edi Rama. Nuk është fjala për dëmshpërblimin që premtoi zëvendëskryeministri që merret me lekët, as për burokracinë e formularëve të Gjiknurit, apo identifikimin e dëmit nga bashkitë. E vërteta e dhimbshme është se, ata protestuesit në atë gjendje që janë katandisur, lekët e shtëpive duan, por qeveria e majtë e Shqipërisë, në këtë rast, nuk i ka një borxh vetëm një fshati, por një koncepti për të vendosur një standard mes kapitalizmit të egër dhe fatit të njerëzve të pambrojtur përballë tij.

Rasti i Zharrzës është klasik. Një fshat është bërë i pabanueshëm dhe i rrezikshëm për të jetuar në vazhdimësi, për shkak të aktivitetit të një kompanie që shfrytëzon një vendburim të vjetër nafte me metoda të reja brutale dhe të rrezikshme për mjedisin. Në gjithë botën, ky debat është konsumuar shekullin e kaluar, pasi është i vjetër sa kapitalizmi. Shteti zgjedh cili është interesi publik dhe shpërblen të dëmtuarin.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në rastin konkret, historia është e përmbysur. Kompania, e cila prej vitit 2008 po u shkatërron rregullisht jetën dhe mjedisin këtyre njerëzve, nuk ka asnjë detyrim formal ligjor për jetën e tyre. Kompania, më shumë se sa banorët, ka rrjepur vetë shtetin shqiptar, me marifetet fiskale dhe pazaret politike. Pas vitit 2013, kryeministri Edi Rama tentoi të vendoste një standard në raportet e shtetit me këtë kompani, duke audituar financat e saj dhe duke zbuluar se qeveria  e mëparshme i ka lejuar asaj të konsiderojë si shpenzim, investimet e bëra, duke i hapur rrugë spekulimit për të fryrë tabelën e shpenzimeve, me qëllim që të mos tatohet mbi fitim.

Çështja përfundoi në seanca gjyqësore, derisa u ndërrua pronari, dhe ende nuk ka përfunduar.

Tani gjërat duhet të bëhen të qarta. Kompani të tilla të mëdha që përdorin pasuritë tona natyrore, duhet të kenë një standard vlerësimi për dëmet në mjedis dhe detyrimet ndaj shtetit. Sali Berisha nuk vendosi standarde, pasi bëri pazare me familjarët e tij me këtë kompani. Edi Rama duhet të vendosë standarde që duhet të mbeten edhe pasi ai të ikë nga ajo zyrë. Duhet ta bëjë këtë në emër të seriozitetit të shtetit shqiptar, dhe të një beteje të vjetër sa kapitalizmi, mes batërdisë mbi mjedisin dhe etjes për fitime.

Ai duhet ta bëjë këtë me “Bankers”-in, duhet ta bënte me ata që shkatërruan Ujësjellësin e Delvinës, një qytet që ka pesë vjet që jeton mes ujit dhe nuk pi dot ujë, duhet ta bëjë me mbrojtjen e Luginës së Vjosës, lumit të egër të vetëm të Europës, që po ia kërkon dhe Parlamenti Europian, duhet të mbrojë aq sa ka shpëtuar nga e ardhmja turistike e vendit dhe trashëgimia kulturore e tij. Duhet ta bëjë këtë për të qenë i qartë se ku po shkon ky vend, drejt një të ardhmeje turistike, apo një kaosi ku bëhet çfarë u del para njerëzve, duke shkatërruar secili investimet e secilit.

Orientimi për vend turistik dhe projekti i turizimit malor për Luginën e Vjosës, po mbytet nga batakçillëqe hidrocentralesh në zona turistike, në përrenj dhe lumin e virgjër të Zagories, duke i dhënë fund shpresave që këtu mund të shpëtohet një pasuri ende e paprekur. Koncesionet e naftës dhënë nga Berisha kanë prodhuar një shkretëtirë të gjelbër si Zharrëza, dhe një qytet fantazëm të zhytur mes ujrave si Delvina, që nuk pi dot ujin e saj, apo debate delikate rreth peshës së arkeologjisë dhe ndërtimeve të reja urbane në një qytet si Durrësi, ku interesi privat ka shkatërruar qytetin, por nuk është ndjerë njeri dhe tani që një investim publik po nxjerr në dritë nëntokën e tij, të gjithë po kuptojmë, pse u hesht kur pallatet ngriheshin mbi të njëjtat rrënoja. U hesht, sepse mafia e blen heshtjen, kurse me veprat publike bëhen të gjithë trima. Siç bëhen trima me këndin e lojërave të Liqenit, por jo me pallatet që kanë emra të përveçëm.

Për këtë arsye Edi Rama duhet t’i takojë vetë grevistët e Zharrzës dhe duhet t’i grisë ato formularët që po bëjnë gati për t’i paguar. T’i grisë duke dëshmuar se nuk është një burokrat, por një politikan. Ai duhet t’i takojë ata njerëz jo për hallin e tyre, por për hallin e tij, si një rast për t’u betuar, se mes kapitalizmit të egër dhe njerëzve të pambrojtur, ai do të jetë në anën e tyre dhe se do të hyjë në një betejë, jo vetëm për të korrigjuar fatin e prishur të tyre, por të ardhmen e kësaj historie në Shqipëri.

Janë ca gjëra të vogla në jetën e një njeriu që nuk i zgjidh kompensimi në lekë. Këta banorë për shembull, janë në shtëpitë  e tyre dhe kanë pas llogaritur jetën me atë tokë dhe ato shtëpi që kanë. Shkatërrimi i shtëpive, shkatërrimi i tokës, shkatërrimi i ujit të pijshëm dhe shkatërrimi i të ardhmes së bujqësisë në atë zonë, nuk është më dëm ekonomik. Ai është genocid ndaj një brezi, ndaj një historie, dhe një sharrim i trungut biologjik të këtyre familjarëve. Kjo jo vetëm që duhet paguar shumëfishin e vlerës fizike të pasurisë së tyre, por duhet kthyer në një precedent kombëtar që të mos përsëritet dhe shteti të mos gjunjëzohet para kontratave të tilla kriminale si kjo që ka lidhur Sali Berisha. Dhe që kjo të mos përsëritet, duhet parë ligji dhe duhen bërë ndërhyrje të tilla ligjore, që gjithkush që tenton të hyjë në këtë histori, të mendohet mirë.

Të marrësh sot lekët që të jep Edi Rama për një koncesion kriminal që ka dhënë Sali Berisha, është sikur të marrësh ilaçe falas, për një sëmundje të rëndë e të pashërueshme. Ti e di që ato lekë nuk ta rregullojnë më jetën, nuk ta kthejnë shtëpinë ku ke lindur, pjergullën e avllisë, fushën tënde, jetën dhe historinë tënde. Atyre njerëzve atje u është prishur jeta dhe nuk zgjidhet me rregullim shtëpish. Ato mund t’i bëjnë dhe të reja, por aty nuk jetohet më. Aty nuk ka më tokë të sigurtë, ujë të sigurtë, ajër të sigurtë dhe natyrisht, as shtëpi të sigurta. Edhe sikur “Bankers” të iki sot, aty duhen dy dekada të rehabilitohet mjedisi.

Ndaj harrojini këto heroizmat, që grevistët nuk u përdorën politikisht nga opozita, që zbuan Lul Bashën, që u kënaqën nga Niko Peleshi, që shërbejnë si “Big Brother” për të promovuar disa “ushtarakë” të shoqërisë civile e të tjerë.

Ky është një rast, kur greva dhe protesta janë reale, janë klithmë dëshpërimi për mbijetesë dhe jo klithmë paniku nga drejtësia, siç e kanë ata të çadrës. Edi Rama ka rast jo vetëm t’i dëmshpërblejë ata, duke ndëshkuar shtetin shqiptar, por dhe të vendosë të fillojë një histori të re, si një Kryeministër i majtë që zgjedh interesin publik dhe qytetarin e tij, përballë një kontrate që prodhon shkatërrimin e të ardhmes së tyre. Duhet t’i presë si një politikan që ka vendosur ta ndryshojë këtë histori dhe jo si një zyrtar që ka vendosur të dëmshpërblejë këtë histori.

/gazetatema.net/

Etiketa: Bankersbig brotheredi ramaLugina e VjosësMero BazeNiko Peleshitrashëgimia kulturoreZharrëz

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Përdhunimi i 11-vjeçares, sërish protestë kundër dhunës ndaj grave në Prishtinë

Banorët e Zharrzës përplasen me policinë/ Tentojnë të ngrejnë çadër përpara Ministrisë (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com