Kryeparlamentari Ilir Meta ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi në mënyrën më kushtetuese.
Në një prononcim për mediat Meta tha se dialogu me opozitën është i rëndësishëm për integrimin europian.
Gazetarët: Qeveri teknike?
Meta: Nuk dua të hy në çështje konkrete, specifike, dua të nënvizoj dy çështje. Rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi në mënyrën më kushtetuese, dhe së dyti rëndësinë e dialogut për të garantuar zgjedhjet më të larta të standarteve europiane dhe kjo kërkon një klimë dialogu.
Gazetarët: A do dialogoni me opozitën?
Meta: Patjetër që dialogu me opozitën është kyç edhe për integrimin europian. Parlamenti në rradhë të parë është i opozitës dhe është gjithnjë e mirëpritur në mënyrë që të çojë përpara standartet për kërkesat e zgjedhjeve. Për mua parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim, do bëjmë përpjekjet që të përmirësohet klima. Negociatat nuk hapen pa u realizuar vetingu dhe pa u realizuar zgjedhje me standarte të larta më 18 qershor, hajde bashkojmë forcat për të ecur në këtë drejtim.