“E hodhën more e hodhën….” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E hodhën more e hodhën….”

20:28 | 20/02/2017
në Uncategorized
0

Britma e Gramoz Pashkos, në momentin kur koka e bronxtë e diktatorit Enver Hoxha kishte prekur tokën  në sheshin “Skënderbej”, atje ku dukej se e gjithë Shqipëria kishte mbërritur, ndërsa Partia Demokratike mungonte.*

Dukej mesditë. Drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike të sapo themeluar ishin mbledhur si zakonisht në selinë e partisë në Rrugën e Kavajës, për të organizuar agjendën e ditës. Ishte një moment qetësie, kur ra zilja e telefonit, së cilës iu përgjigj Gramoz Pashko, meqënëse ishte aty pranë.

“E hodhën more, e hodhën!” ishte britma e tij pas telefonatës që i vinte nga një prej ministrive pranë sheshit “Skënderbej”. Ishte pikërisht momenti, kur koka e diktatorit kishte prekur tokën. Ishte ora 2 e 5 minuta e datës 20 shkurt 1991. Në sheshin Skënderbej, atje ku dukej se e gjithë Shqipëria kishte mbërritur, Partia Demokratike mungonte. Lajmi tek drejtuesit e PD-së mbërriti me telefon, edhe pse ngjarja zhvillohej vetëm pak metra larg selisë së partisë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Arben Demeti jep detaje të hollësishme të atij momenti, në zyrën e Partisë Demokratike, e cila në atë kohë ishte tek Rruga e Kavajës.

“Ngjarja ka ndodhur nga ora dy e pesë deri në dy e një çerek. Shkova në seli dhe te zyra ishin disa prej drejtuesve, ishte Saliu, Gramozi e të tjerë. Po i shpjegoja atë që kisha organizuar në mbledhje. Ndërkohë po shikonim nga dritaret lëvizje në rrugë. Gramozi i bie telefonit, diku te Ministria e Ndërtimit, atje te një prej zyrave që kishte PD-ja. Në telefon ai shpërfytyrohet komplet dhe duke u dridhur nga ngazëllimi dhe gëzimi ai bërtiti: “E hodhën more, e hodhën!”. Kë hodhën more i thoshim ne dhe ai tha pastaj “E hodhën bustin e Enver Hoxhës!”. Ishte një entuziazëm i papërshkrueshëm. Të gjithë u sulën drejt sheshit dhe i vetmi që qëndroi në zyrë isha unë, pasi duhej gjithnjë dikush në zyrë. Kjo ishte e gjithë historia e hedhjes së bustit të Enver Hoxhës. Çdo lloj interpretimi tjetër që PD-ja ka pas gisht në këtë punë, apo drejtues që bëjnë xhiro rreth sheshit dhe që lidhen me hedhjen e bustit, janë krejtësisht të pavërteta. Ne e kemi marrë vesh në kushtet që ju thashë më lart.”

Edhe Neritan Ceka, jep afërsisht të njëjtën ngjarje. Ai konfirmon se kur po rrëzohej busti i Enver Hoxhës, PD-ja nuk kishte dijeni.

“Në ato momente unë kam qënë bashkë me Sali Berishën në selinë e PD-së te Rruga e Kavajës, besoj kanw qenë dhe të tjerë, që tani s’më kujtohen. Por, mbaj mend që ne po ndiqnim me vëmendje situatën dhe ishim të interesuar që të shmangnim rritjen e tensioneve dhe shpesh këshillonim edhe studentët që të mbanim nën kontroll situatën. Kjo ishte strategjia e PD-së.

Me sa unë kujtoj nga ajo ditë, masa e madhe e njerëzve e nisur nga Qyteti Studenti ishte nisur për poshtë dhe iu pre rruga nga garda, diku te Radiotelevizioni. Pas një lloj përleshje me policinë, kjo e fundit hapi rrugë dhe në front doli garda, u devijua drejt Lanës dhe më pas diku te Piramida morën rrugën për në qendër. Ne nuk dinim që ishte qëllimi të rrëzohej statuja, pra ishte një ngjarje spontane. Turma që vazhdonte e rritej në mënyrë spontane u vendos para statujës së Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej” dhe kështu u rrëzua busti. Në fillim nuk ishin shumë, por ata rriteshin e rriteshin derisa u mbush sheshi plot. Kur u rrëzua busti, pasi ndodhi akti, sheshi ishte tejmbushur.

Ndërkohë që po ndodhte kjo ngjarje, unë jam nisur me makinë në një drejtim, pasi ne kishim vendosur të largoheshim nga zyra dhe Sali Berisha në një drejtim tjetër për të mbërritur në shesh. Nuk e di nëse Berisha e Pashko ishin në shesh, kur rrëzohej busti, para apo pas, por unë kam shkuar në shesh pasi ishte rrëzuar busti. Kam shkuar në shesh, pikërisht në momentin kur busti ishte i rrëzuar, ishte lidhur me kavo pas një makine IFA dhe tërhiqej zvarrë. Kam ndjekur më këmbë i shoqëruar vetëm nga shoferi im, rrugën, të cilën ndoqi turma me bustin zvarrë deri tek bibloteka e vjetër e Rrugës së Elbasanit. Pastaj mora makinën dhe u ngjita në Qytetin Studenti, ku gjeta protestuesit me bustin e ndarë më dysh, trupi veç e koka veç. Ideja ishte, që busti të çohej si kurban te studentët e grevës së urisë. Kështu u mbyll dita e 20 shkurtit. U përjetua në mënyra të ndryshme, për shembull populli i Tiranës e përjetoi si një triumf, ndërsa Radiotelevizioni e paraqiti keq situatën dhe kjo ndikoi më pas në një klimë terrori për gati dy javë nga forcat e policisë dhe të Sigurimit të Shtetit.”

Neritan Ceka dhe Arben Demeti, ishin dy prej drejtuesve të rëndësishëm të Partisë Demokratike në vitin 1991.

* Marrë nga libri “Pardesytë e Bardha”

Etiketa: Arben DemetiGramoz Pashkomakinë IFANeritan CekaPardesyte e bardhaSali Berisha

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Kresh’ Spahia i irrituar: Sali Berisha, krimineli më i egër i shqiptarisë (film)

Kresh’ Spahia i irrituar: Sali Berisha, krimineli më i egër i shqiptarisë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com