Deputeti Armando Prenga rezulton i njohur për policinë italiane dhe me 7 emra të ndryshëm. Report Tv ka mundur të sigurojë përgjigjen e autoriteteve italiane për njësin e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme kur rezulton se deputeti Prega i cili zyrtarisht ka përdorur edhe emrin Mondi Prenga rezulton me precedent penal.
Sipas faksimiles së dërguar nga pala Italiane sqarohet se “Në ngarkim të shtetasit Prenga Mondi, lindur më 26 qershor 1974 rëndojnë precedente penale, falsifikim dokumentash dhe krime kundra pronës”. I njëjti person sqaron përgjigja e palës italiane nuk rezulton subjekt në kërkim nga autoritetet italiane.
Në të njëjtën përgjigje autoritetet e drejtësisë italiane njoftojnë Prokurorinë shqiptare se shtetasit Prenga Mondi lindur më 26 qershor 1974 i skeduar nga kuestura e Milanos më datë 21 gusht 1996 rezulton i regjistruar me të dhëna dhe foto edhe me gjeneralitetet Ardian Ndoka, Mond Gjoni, Gjoni Don, Arjan Ndoci, Arjan Ndoc, Arjan Noci, Mondi Prenga.
(Përgjigjja e autoriteteve italiane për Armando Prengën drejtuar Prokurorisë)
Tre ditë më parë prokuroria e përgjithshme në një deklaratë zyrtare bëri me dije se i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’i ndërpresë mandatin deputetit Prenga pasi sipas verifikimeve që kishte bërë njësia dekriminalizimit z.Prenga rezultonte i dënuar nga Gjykata Penale e Kurbinit dhe me precedent penal në Itali gjatë viteve 1996-1997.
Referuar formularit të plotësuar nga deputeti Prenga i cili ndodhet i publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk është pasqyruar në asnjë pjesë dënimi i pretenduar nga Prokuroria dhënë nga Gjykata e Kurbinit dhe precedentët penal që rëndojnë ndaj tij në Itali.
Por kërkesës së prokurorisë për heqien e mandatit të z.Prenga i është përgjigjur këtë të dielë Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve i cili sqaron se “Nga shqyrtimi i dokumentacionit (formularë vetëdeklarimi, vërtetime të gjendjes gjyqësore, dokumentacion dorëzuar nga vetë subjektete) funksionarët publikë, përfshi dhe z. Armando Prenga, kanë shënime në formularët e vetëdeklarimit, por nuk janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit.
Shtatë emrat e përdorur nga Armando Prenga
Ardian Ndoka
Mond Gjoni
Gjoni Don
Arjan Ndoci
Arjan Ndoc
Arjan Noci
Mondi Prenga
/shqiptarja.com/