Kongresmenët amerikanë: Partneriteti i SHBA-së me Kosovën, do të vazhdojë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kongresmenët amerikanë: Partneriteti i SHBA-së me Kosovën, do të vazhdojë

15:14 | 19/02/2017
në Shqiperi
0

Kosova është vend i rëndësishëm dhe pavarësisht ndryshimeve në udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo e fundit do ta vazhdojë politikën e njëjtë dhe partneritetin me Kosovën, kanë porositur kongresmenët amerikanë Peter Roskam dhe David Price, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Ata janë takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili pas takimit ka thënë se vizita e kongresmenët amerikanë rikonfirmon përkrahjen e fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën edhe nën administratën e re amerikane,të udhëhequr nga presidenti Donald Trump.

Veseli ka theksuar se çdoherë kur kongresmenët amerikanë kanë ardhur në Kosovë, ata kanë përçuar mesazhin e lirisë dhe të demokracisë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Ne do ta vazhdojmë në rrethana të reja këtë partneritet, i cili për Kosovën është tejet i veçantë, partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ta zhvilluar shtetin tonë, demokracinë në vendin tonë, institucionet demokratike dhe në të njëjtën kohë, për të ecur në një partneritet të përbashkët dhe të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si Republikë e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Peter Roskam, anëtar i Kongresit amerikan nga radhët e republikanëve, ka thënë se rasti i parë që kongresistët udhëtojnë jashtë SHBA-së, pas betimit që kanë bërë muajin e kaluar, është kjo vizitë në Kosovë.

“ Kosova është ndalesa jonë e parë. Kjo ndodh, sepse ky vend është shumë i rëndësishëm. E gjithë bota i ka sytë kah Kosova dhe e gjithë bota po punon për Kosovën, në njëfarë mënyre. Padyshim se edhe ne po e bëjmë këtë. Ne besojmë se një Kosovë stabile, ku janë të përfshira të gjitha palët qeverisëse, është ajo Kosovë që ne e dëshirojmë”, ka deklaruar kongresmeni Roskam.

David Price, anëtar i Kongresit amerikan nga radhët e demokratëve, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të kënaqura me investimin që kanë bërë për të ardhmen e Kosovës, por edhe me përpjekjet e Kosovës për të ardhmen e saj.

Ai ka thënë se mbështetetja e SHBA-së për Kosovën do të vazhdojë edhe nën administratën e re, të drejtuar nga presidenti Trump.

“Një pjesë e qëllimit të kësaj vizite është që të japim porosinë se pavarësisht ndryshimeve në udhëheqjen e vendit tonë, ne kemi një politikë dy-partiake në Ballkan, e në veçanti me Kosovën, dhe jemi të përkushtuar që këtë politikë ta vazhdojmë”.

“Kemi qenë me Kosovën që nga fillimi. Dhe, ne e forcuam partneritetin menjëherë pas pavarësisë. Zyrtarë shtetërorë të Kosovës kanë qenë në SHBA dhe me kalimin e viteve kemi ndërtuar, jo vetëm përvoja të vullnetit të mirë, por edhe të vlefshme që do t’i mundësojnë Kuvendit të Kosovës që të jetë institucion i pavarur”, ka thënë kongresmeni Price.

Ai ka shtuar se SHBA-ja pret me padurim të vazhdojë partneritetin me Kosovën.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Veseli, ka falënderuar kongresistët amerikanë për vizitën në Kosovë, si dhe përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.

/REL/

Etiketa: David PriceDonald TrumpKadri VeseliKongresmenët amerikanëKosovaPeter RoskamSHBA

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Dekriminalizimi, italianët: Armando Prenga ka përdorur shtatë emra

Dekriminalizimi, italianët: Armando Prenga ka përdorur shtatë emra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025
Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

22:05 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –
  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com