Dy persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një shitëse dyqani, pranë Shkollës së Muzikës në qytetin e Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake dy personat e armatosur kanë qenë me motoçikletë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa po punohet edhe për identifikimin dhe kapjen e atuorëve.