“Lëvizja çadriste” e pati quajtur Berisha protestën e Edi Ramës, të zhvilluar në nëntor të vitit 2009. “Hap kutitë ose largohu!” ishte parulla e protestës së Ramës kryetar i opozitës kundër Berishës kryeministër.
Protesta e atëhershme ishte kundër manipulimit të pretenduar të zgjedhjeve nga Berisha.
E njëjta gjë ndodh sot në sheshin e mbushur të Lulzim Bashës, ku sapo ka nisur “lëvizja çadriste”, siç do ta quante Berisha. Basha ka urdhëruar turmën të marrë masat për të qëndruar në shesh me çadra, deri sa të vijë nga mazhoranca garancia për zgjedhje të lira.
“Garantoj çdo protestë dhe sikur ajo të zgjasë 30 ditë e më shumë, që nuk do të aprovoj asnjë vendim për hapjen e kutive”, thoshte Berisha, tetë vite më parë, kur Rama protestonte para zyrës së tij me çadra.
Nuk e besoj se ka më kriminel se ti dhe soji yti. Mos u mashtro, se po afron dita kur do të rrëfeheni para togave të zeza, ti dhe ata si ti, me ne krye me mësuesin tuaj shpirtëror, për krejt dëmet që keni bërë ndaj interesave të popullit, me gjuhen e të cilit keq-shërbeheni!
“Kadal beg se ka hendek”, thotë populli. Mos u mashtroni! Nuk janë harruar as të gjitha ato spiunllëqe që keni bërë, deri edhe për të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë”, në damë të atyre që luftuan për çlirimin e pjesëve të vendit, nën pushtimin e thundrakëve serbo-çetnik. Të gjitha të bazuara në inskenimet tuaja, sipas skenarëve të atyre, emrat e të cilëve do t’i rrëfeni, një për një, para togave të zeza, ashtu siç edhe do të rrëfeni, se sa përfituat për këto poshtërsi!
Mos harroni! Ti dhe ata si ti, se drejtësia mund të vonoj, por të jeni të sigurt, nuk do t’i shpëtoni!