Partitë opozitare paralajmërojnë rezistencë të fortë për të mos lejuar kalimin në Kuvend të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ato thonë se nëse këto marrëveshje sillen në Kuvend do të rikthehet edhe gazi lotsjellës, shkruan sot, gazeta Zeri.
Deputetët e opozitës përsëri do të hedhin gaz lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës nëse Qeveria e Kosovës e riprocedon në legjislativ Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Megjithatë, partnerët e koalicionit qeverisës këmbëngulin se këto marrëveshje do të miratohen në Kuvend.
Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se Kosova e ka për obligim ta themelojë Asociacionin. “Ne e kemi obligim ligjor themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumice Serbe. Prandaj do të themelohet në harmoni me ligjin e vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Gecaj, duke shpresuar “se opozita është mbushur mend dhe nuk do t’i kthehet metodave primitive të politikëbërjes”. “Të shpresojmë se janë mbushur mend e nuk do t’i kthehen metodave të tilla primitive”, ka deklaruar Gecaj