Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një grua bashkë me fëmijën e saj.
Bëhet me dije se në zonën e ish-Fushës së Aviacionit një automjet tip BMW ka përplasur një makinë ku ndodhej një grua, bashkë me fëmijën rreth moshës 5- vjeçare.
Si pasojë e përplasjes ka pësuar dëmtime serioze gruaja, ndërsa është plagosur dhe fëmija. Nëna dhe i vogli janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbuluar çfarë ka ndodhur.