A ishte agjent i CIA-s babai i Adriatik Llallës? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ishte agjent i CIA-s babai i Adriatik Llallës?

14:55 | 12/02/2017
në Opinion
0

Nga Arben Llalla

Lexoj shqetësimet e disa mediave, nëse Xhemal Llalla, babai i Adriatik Llallës (kryeprokurorit) ka qenë agjent i CIA-s apo jo. Qysh kur kushëriri im i parë u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm kam vendosur të mos të flasë asnjëherë për punën e tij profesionale, por nëse hidhet baltë që ndot figurën e babait të tij dhe familjes sonë jam i detyruar të reagoj, sepse palaçot mbeten palaço që i shërbejnë padronëve, pavarësisht janë të majtë apo të djathtë, në PS apo PD.

Babai i Adriatikut, Xhemal Llalla, ka mbaruar shkollën e “Harry Fultz”, madje ka qenë mik i ngushtë në shkollë me Mehmet Shehun. Pas mbarimit të shkollës shërbimi amerikan e hodhi në Kosovë, 1942-1943 duke shërbyer në administratën e Prishtinës. Në vitin 1943-1944 ju bashkua forcave partizane duke qenë njëri nga drejtuesit e lartë që vepronin në rrethin e Gramshit. Enver Hoxha e njihte Xhemal Llallën personalisht dhe si i thonë fjalës kishte ngrënë bukë me të. Pas lufte, kur u prishën përfundimisht marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, atë e arrestojnë me akuzën agjent i CIA-s amerikane.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Të gjithë ata që kishin mbaruar shkollën e “Harry Fultz” u pushkatuan, por vetëm Xhemal Llalla u fal. Ka gjasa që njohja personale me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun mund të ketë ndikuar që mos t’ia marrin jetën, por ta dënojnë me burgim të përjetshëm. Më tej, atij i ulet dënimi, edhe prej shumë ndërhyrjeve tek krerët e lartë të pushtetit komunist. Xhemal Llalla kreu 18 vjet burg, së bashku me të vëllain, Feritin, i cili bëri 10 vjet burg. Ndërsa nëna dhe motra e Adriatik Llallës internohen. Këtë fat pati edhe xhaxhai tjetër i tij, Bexheti, i cili bashkë me pjesën e mbetur të familjes internohet. Ata që mbetën nga fisi morën arratinë nga qyteti i Gramshit për t’u shpëtuar dënimeve dhe humbur gjurmët.

Gjyshi i Adriatik Llallës, Haxhi Llalla ka qenë publicist, gjykatës, kandidat për deputet me partinë e Fan Nolit. Ai u helmua nga njerëzit e Zogut më 1933. Është njeri nga themeluesit e Klubit “Bashkimi të Alfabetit të Gjuhës Shqipe” në Gramsh në vitin 1909.

Nuk kam patur ndërmend të reagoj kurrë se çfarë thonë mediat dhe politika për kryeprokurorin Adriatik Llallën, por nuk mund të lejoj të hidhet baltë mbi çështjet familjare, sepse tjetër është familja dhe tjetër është detyra shtetërore.

Sa për zgjedhjen e Adriatik Llallës Prokuror i Përgjithshëm ua them krejt i bindur, se për të kanë ndërhyrë drejtpërdrejtë autoritetet amerikane. Partia Socialiste në atë kohë abstenoi, gjë që nënkuptohet pëlqim në heshtje, LSI-ja e sotme votoi me dy duar lart.

Nejse, mendoj se nuk duhet t’ia qajë hallin kush Adriatik Llallës. Madje, jam shumë i sigurtë pas mbarimit të mandatit, ai do të shkojë në Shtetet e Bashkuara, ku ka të paktën njëzetë kushërinj të parë me shtetësi amerikane.

Një pjesë e mirë e deputetëve apo ministrave të PS-së kanë njohje familjare të vjetër me familjen e tij.

Ka informata që falë Adriatik Llallës Edi Rama siguronte votat e “kongresmenëve” socialistë, tek garonte përballë Fatos Nanos për kryetar të PS-së.

Etiketa: Adriatik llallaagjent i CIA-sarben llallaBashkimi të Alfabetit të Gjuhës Shqipeenver hoxhaFan NoliMehmet ShehuXhemal Llalla

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
A rrezikon jetën Ramush Haradinaj në Francë?

A rrezikon jetën Ramush Haradinaj në Francë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –

Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –

15:05 | 03/02/2026
Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

14:45 | 03/02/2026
Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

14:15 | 03/02/2026
Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

14:11 | 03/02/2026
Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje –

Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje –

13:39 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –
  • Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –
  • Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –
  • Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –
  • Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje –
  • Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –
  • Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com